2 viktima dhe 3 të plagosur në gjendje kritike për jetën nga aksidenti i djeshëm në Vlorë! Arrestohet shoferi që i përplasi

01/03/2021 11:31

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Vlorë-Fier. Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm, ku si pasojë ka humbur jetën në vend 18 vjeçari dhe gjatë natës ka ndërruar jetë në spital edhe një 20 vjeçar.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz i cili ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në spital ka humbur jetën Flori Duraj, ndërkohë që në vendin e ngjarjes gjeti vdekjen e menjëhershme 18-vjeçari Ermir Tare.

Tre të rinjtë e tjerë ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë:

Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA