Mjegulla në Vlorë

Qyteti bregdetar i Vlorës vijon ende të jetë e mbuluar nga mjegulla edhe ditën e sotme.

I gjithë bregdeti është mbuluar duke krijuar vështirësi në det për mjetet lundruese.

Kujtojmë se Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka bërë apel udhëtarëve që të bëjnë kujdes në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok, pasi ka mjegull të dendur.

Mjegulla ka rënë që nga mbrëmja e ditës së premte duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve për shkak të shikueshmërisë së dobët.

 

Top Channel