Programi “Deputeti që duam”, Veliaj tregon një copëz nga historia e tij: Në Partinë Socialiste nuk ka rëndësi se kush je, mirëpriten të gjithë

28/02/2021 13:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në kuadër të programit ‘Deputeti që duam’ tregoi një copëz nga historia se si u bë pjesë e kësaj partie, pa pasur asnjë lloj njohjeje.

Ai tha se në Partinë Socialiste nuk ka rëndësi se kush je apo se kush janë të afërmit e tu, e rëndësishme është të përkushtohesh dhe të punosh.

“Kur te partia jonë thua “dhëndri, kunati, djali, vajza”, njerëzit kthejnë kokën dhe thonë: Dhëndri i kujt? Kunati i kujt? Djali dhe vajza e kujt? Në një parti tjetër po përmende kunati, djali, vajza merret vesh për kë e kë dhe dihet si bëhet hajër dhe formula për të ecur në atë parti. Në partinë tonë po the burri dhe gruaja, ne kthejmë kokën dhe themi: Burri dhe gruaja e kujt? Në një parti tjetër po the burri, gruaja, gruaja, burri, merret vesh për kë e ke dhe kuptohet si bëhet karrierë në atë parti. Jemi si një familje, por e vetmja gjë që na bën familje është parimi “një për të gjithë, të gjithë për një”, jo gjaku, jo gruaja, jo burri, jo burri, jo gruaja”, tha Veliaj.

Top Channel