30/12 17:59
Trekëndëshi Mevlani-Antonela-Lediana duket gjithnjë e më i komplikuar. Pas bisedës së zhvilluar mes Mevlanit dhe Ledjanës, duket se Antonela ka bërë një hap pas. Ajo tha se do tërhiqet, pasi nuk do të hyjë në mes të askujt.
Nga ana tjetër Mevlani i kërkoi që të mos ndikohej nga komentet e publikut.
Pjesë nga biseda sonte në Përputhen Prime
Antonela: Do të tërhiqem që të shikoj sesi do të sillet Lediana. Mua më duket se po hyj në mes.
Ledjana: E ke kuptuar me vonesë, ke hyrë që kur ke ardhur
Antonela: Do tërhiqem, sepse duket sikur jam unë problemi
Mevlani: Po pse do tërhiqesh?
Antonela: Nuk thashë se po heq dorë
Mevlani: Mos u ndiko nga komentet e publikut. Ke dalë supernegative nga njerëzit.
Top Channel