“Ku ka zë nuk është pa gjë”, Fifi flet për raportin me Fatjonin

28/02/2021 16:57

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar thashetheme se Fatjoni, ish-konkurenti i “Për’puthen” dhe këngëtarja janë në një raport dashurie.

Teksa e pyet për këtë temë, gazetari i kujton Fifit shprehjen popullore “Ku ka zë, nuk është pa gjë“. “E vërtetë“, përgjigjet këngëtarja me humor. “…ku të paktën ka dhe zjarr apo jo“, shton më tej duke nënkuptuar se nuk mjaftojnë vetëm zërat.

Ndërsa Argjira Spanca, moderatore në “E Diell” ngacmon Fifin duke thënë se asaj i mungon një person që nuk është shqiptar fare”. “Nuk është e vërtetë, po gënjen“, thotë Fifi. “Nuk kam qenë në një lidhje këto tre vitet e fundit, thjesht e dashuruar”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel