FBI-ja thotë se është pranë identifikimit të personit që dyshohet për vdekjen e policit të Kapitolit gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në selinë e Kongresit amerikan nga mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump.
Njoftimin e bëri të premten gazeta New York Times.
Gazeta citon dy zyrtarë të rendit, pa i identifikuar me emër, sipas të cilëve hetuesit ishin fokusuar tek një individ që shihet në video duke sulmuar disa policë me spërkatëse kundër arinjve, përfshirë edhe policin Brian Sicknick, i cili vdiq më pas.
42-vjeçari Sicknick, ishte pjesë e kontigjentit të vogël të policisë përballë turmës së dhunshme që hyri me forcë në Kapitol në përpjekje për të penguar çertifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Top Channel