Imazhe të pabesueshme nga moti i keq në Dubai dhe Abu Dhabi/ Rrugë të përmbytura dhe makina nën ujë, probleme me transportin dhe infrastrukturën
Qindra vajza janë zhdukur që nga momenti kur një grup personash të armatosur hynë në një shkollë në veri të Nigerisë nën kërcënimin e armëve.
Ngjarja tronditi rajonin Zamfara. Policia e konfirmoi se 317 vajza janë rrëmbyer dhe për fatin e tyre nuk dihet asgjë. Ky është rrëmbimi i dytë i nxënësve në Nigeri brenda më pak se dhjetë ditëve. Nasiru Abdullahi, i tha Associated Press se në mesin e të zhdukurave janë edhe dy javët e tij të moshës 10 dhe 13 vjec.
Një banor lokal, u shpreh se sulmuesit e armatosur kanë mësyrë gjithashtu edhe një kamp ushtarak dhe një pikë kontrolli që gjendej në afërsi të shkollës.
“Ata hynë në shkollë dhe i detyruan vajzat të hipnin në makinat e tyre”, pohoi Suleiman Tanua Anka, një zyrtar shtetëror në Zamfara. Është ende e paqartë nëse nga ky sulm ka pasur viktima.
Shumë grupe banditësh veprojnë në Zamfara dhe janë të njohur për rrëmbimin e vajzave në këmbim të parave, ose kërkojnë që anëtarët e grupeve të tyre të lirohen nga burgu, në këmbim të lirimit të nxënësve. Dy muaj më parë, mbi 300 nxënës u rrëmbyen nga një shkollë e mesme në Katsina të Nigerisë.
Top Channel