Gjeli i dyluftimeve vret të zotin me thikën 5cm në këmbë (fotot)

27/02/2021 16:32

Një gjel dyluftimesh i quajtur Raja është urdhëruar të dalë para gjykatës në Indi pasi preu për vdekje të zotin e tij, teksa tentonte të largohej nga një duel ilegal që po organizohej.

Incidenti ndodhi më 23 shkurt në Jagtial në krahinën indiane të Telangana.

Raja u soll nga i zoti Thanugula Satish, në arenën ilegale të dyluftimeve në tempullin Yellamma në Gollapalli, dhe sipas zakonit Satish i fiksoi në këmbë thikat 5cm të gjata, që njihen si ‘kodi kathi’, me të cilat gjelat ndeshen për vdekje me kundërshtarin e tyre.

Kur Raja tentoi të largohej nga vendi i duelit, Satish e kapi gjelin por thikat e montuara në këmbët e tij e goditën në kofshët e sipërme dhe ai u gjakos për vdekje.

Raja mbahet tashmë në stacioni lokal të policisë pas incidentit, dhe do të dalë ne gjykate si pjesë e provave kundër 15 të arrestuarve për organizimin e dyluftimit ilegal.

 “Ne jemi duke kërkuar dhe 15 njerëz të tjerë të përfshirë në dyluftimet ilegale të gjelave,” tha oficeri vendas i policisë B. Jeevan.

Zyrtarët thanë se mes akuzave do të jetë dhe kontributi në vdekjen e Satish prej angazhimit në aktivitetin ilegal që shkaktoi vdekjen e tij. Ata do të akuzohen për vrasje nga pakujdesia, bixhoz ilegal dhe duel gjelash.

Duelet e gjelave janë të ndaluara në Indi por aktiviteti mbetet i zakonshëm në zonat rurale.

Disa muaj më parë një oficer policie në Filipine gjeti vdekjen aksidentalisht nga thikat e këmbëve të një gjeli, gjatë operacionit të ndalimit të dyluftimeve ilegale.

FOTO GALERI
1/5
Një gjel dyluftimesh preu për vdekje të zotin e tij, teksa tentonte të largohej

Top Channel