E paprekur falë hirit/ Pompei, zbulohet karroca e rrallë e aristokratëve

27/02/2021 16:08

Në Pompei, gërmimet kanë nxjerrë në dritë një objekt të rrallë: një karrocë të përdorur me shumë gjasë nga aristokratët e kohës për ceremoni martesore e cila është ruajtur në gjendje perfekte, dhe kjo falë hirit që e ka mbuluar pas shpërthimit të Vezuvit që shkatërroi qytetin.

Karroca i ka mahnitur arkeologët me elegancën e zbukurimeve të saj, ndërsa ruante ende gjurmët e jastëkëve të përdorur nga pronarët për t`u mbështetur. Ekspertët thonë se mund të bëhet fjalë për një “pilentum”,  një karroce antike e shumëpërfolur ceremoniale.  Shkatërrimi i Pompeit thuajse 2 mijë vjet më parë, konsiderohet një prej fatkeqësive natyrore më të rënda të regjistruara në historinë njerëzore.

Mali i Vezuvit shpërtheu në 24 gusht të vitit 79. Arkeologët thonë se hiri i nxehtë i tij ruajti format e jashtme të viktimave, si dhe shumë sende të përditshme të përdorura prej tyre, përfshirë këtu monedha dhe punime arti, vegla pune apo enë gatimi. Pompei ishte një qytet i vogël tregtar larg qendrave të njohura romake dhe pranë vendpushimit mesdhetar Herculaneum.

Që të dy qendrat u varrosën nga vullkani. “Ishte jetë luksi që u fshi nga faqja e dheut. Është një histori gati mitologjike,” thonë ekspertët, që dëshmon sipas tyre fuqinë gati të pabesueshme  të forcave të natyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA