“Britanikët të kenë kujdes deri në mesin e muajit maj”, gazetari Manaj: Sot mund të shkojë në 20 milionë numri i të vaksinuarve

27/02/2021 15:33

Britania e Madhe po vijon procesin e vaksinimit kundër koronavirusit dhe brenda ditës së sotme mund të arrijë në 20 milionë numri i të vaksinuarve.

Edhe pse Britania e Madhe ndodhet në karantinë, Arben Manaj, korrespondenti i Top Channel në Britani ka folur nga qyteti Ramsgate duke thënë se nuk pati asnjë kontroll policor për udhëtimin nga Londra që zgjati 1 orë e gjysmë me makinë.

Ndër të tjera theksoi se fundi i karantinës në Britaninë e Madhe mund të vijë brenda 2 muajsh.

“Në qytet shikojmë njerëz të cilët nuk është se e respektojnë distancimin social, po ashtu nuk mbajnë maska, edhe pse Britania e Madhe ka dhënë sinjal se ky vend do të hapet ndoshta pas një apo dy muajsh edhe pse autoritetet shtetërore këtu bëjnë thirrje që njerëzit të kenë kujdes dhe në konferencën e shtypit të ditës së mbrëmshme, një nga zyrtarët kryesore të qeverisë britanike i foli britanikëve me gjuhën e futbollit, të cilën këta e kuptojnë mirë duke thënë se “Jemi në një situatë të ngjashme kur një ekip është 3-0 dhe imagjinoni sa ndeshje kanë përfunduar në 4-3.

Ideja ishte që britanikët duhet të kenë kujdes në këto muajt që kanë mbetur deri nga mesi i muajit maj pasi duket që Britania e Madhe në mënyrë të suksesshme është duke dalë nga pandemia.

Vetëm dje, shifra zyrtare ka qenë 19.2 milionë të vaksinuar dhe sot mund të shkojë rreth 20 milionë. Britanikët do të duhet të përmbahen për ndoshta 1 muaj e 2 me qëllim që të mos dëmtojnë këto arritje që kanë deri në këtë moment”, tha Arben Manaj.

Gazetari nuk la pa përmendur faktin që funerali i Sir Thomas Moore është ditën e sotme. Ai njihet si kapiteni 100-vjeçar, i cili arriti shifrën e 33 milionë stërlinave  për të ndihmuar mjekësinë britanike gjatë valës së parë të pandemisë.

“Sot është edhe dita kur është bërë funerali i kapiten Tom, një njeri i cili është shndërruar në një simbol të Britanisë së Madhe gjatë Covidit, 100 vjeçari i cili arriti të siguronte rreth 33 milionë stërlina për shërbimin shëndetësor dhe gjatë rrugës mu kujtua shprehja e tij e famshme që “Dita e nesërme do të jetë akoma më e mirë””, tha Arben Manaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA