Imazhe të pabesueshme nga moti i keq në Dubai dhe Abu Dhabi/ Rrugë të përmbytura dhe makina nën ujë, probleme me transportin dhe infrastrukturën
Rusia po shkëputet nga BE dhe presidenti Putin po përdor të gjitha mjetet, përfshirë dezinformimin, për të siguruar mbijetesën dhe për të luftuar opozitën, nënvizoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell në Twitter.
“Vlerat liberale dhe demokratike të Europës konsiderohen nga qeveria e Moskës si një kërcënim për ekzistencën e saj”, shtoi ai.
Borell theksoi se javën e ardhshme lista e zyrtarëve rusë që do të preken nga sanksionet evropiane mund të bëhet operacionale, raporton ATSh.
Për më tepër, për Borrell, BE-ja kërkon veprime më të forta kundër dezinformimit dhe sulmeve kibernetike nga Rusia.
”Me Moskën është e nevojshme të gjesh një ‘modus vivendi’ për të adresuar çështjet, që nga energjia bërthamore iraniane, te klima, te furnizimet e energjisë. Unë mendoj se udhëheqësit e BE do të flasin për këtë në samitin në fund të marsit”, shtoi ai.
Top Channel