UNICEF marrëveshje me AstraZeneca për furnizimin e 85 vendeve me vaksinën kundër COVID-19

26/02/2021 08:48

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, UNICEF do të furnizohet nga AstraZeneca me 170 milionë doza të vaksinës për 85 vende

New York – Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka nënshkruar marrëveshje me AstraZeneca për të siguruar për 85 vende 170 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga UNICEF-i thuhet se organizata dhe AstraZeneca arritën marrëveshje për furnizimin me vaksinat kundër COVID-19 në emër të programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, UNICEF do të furnizohet nga AstraZeneca me 170 milionë doza të vaksinës për 85 vende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA