Tetë diplomatë rusë dhe pjesëtarët e familjeve të tyre, më e reja prej të cilëve një tre vjeçare, janë larguar nga Koreja e Veriut me një karrocë me vetë shtyrje mbi shina, për shkak të kufizimeve të koronavirusit që ka ndërmarrë peniani.
Videoja e postuar në llogarinë e ministrisë së jashtme ruse Telegram, tregon skenën ndërsa karroca, e mbushur me valixhe dhe gra, shtyhej përmes një ure kufitare nga sekretari i tretë, Vladislav Rsorokin. Grupi përshëndeste me dorë dhe brohoriste ndërsa përshkonin edhe metrat e fundit drejt atdheut të tyre, kulmi i një ekspedite që nisi me një udhëtim 32 orësh nga peniani, pasuar nga një xhiro dy orëshe me autobus për të mbërritur në kufi. “U desh shumë kohë dhe një udhëtim i vështirë për tu kthyer në shtëpi”, tha ministria në postimin e saj, ku përshkruante edhe përse dhe si grupi ishte larguar me këtë karrocë.
Sorokin, i vetmi burrë në grup, ishte motori kryesor i karrocës dhe e ka shtyrë atë për më shumë se një kilometër. Në mbërritjen në tokë ruse ata u pritën nga kolegë të ministrisë së jashtme dhe u dërguan me autobus në aeroportin e Vladivostokut. Koreja e veriut ka imponuar një mbyllje strikte të kufirit në janar të vitit të kaluar në përpjekje për të mbrojtur veten nga koronavirusi. Kjo përfshin anulimin e të gjitha fluturimeve nga dhe drejt vendit të armatosur me armë bërthamore dhe të goditur nga sanksionet ndërkombëtare. Ndërkohë që janë anuluar edhe trenat ndër kufitarë. Me stafin dhe me furnizimet që nuk mund të hynin në vend, disa ambasada perëndimore kanë tërhequr që andej të gjithë stafin. Por Rusia ka lidhje të ngushta me Korenë e Veriut dhe ruan një prani domethënëse diplomatike.
Top Channel