Shamima Begum, e cila u largua nga Britania e Madhe drejt Sirisë për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik nuk do të lejohet të kthehet dhe të kërkojë sërish shtetësinë.
Gjykata e Lartë tha në një vendim unanim se të drejtat e saj nuk u shkelën kur iu refuzua leja për t’u kthyer. 21-vjeçarja, dëshiron të kthehet për të sfiduar vendimin e sekretares së brendshme që i hoqi kombësinë britanike.
Ajo ndodhet në një kamp të kontrolluar nga rojet e armatosura në veri të Sirisë. Begum ishte 15 vjeç kur ajo dhe dy vajza të tjera në u larguan nga Britania e Madhe në shkurt të vitit 2015 dhe udhëtuan për në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik.
Këtë të premte, Lord Reed, drejtues i Gjykatës së Lartë, tha se qeveria kishte të drejtë të parandalonte zonjën Begum të kthehej në Britani. Duke njoftuar vendimin, Lord Reed tha: “Gjykata e Lartë unanimisht lejon të gjitha ankesat e sekretarit të brendshëm dhe hedh poshtë ankesën e Znj. Begum”.
Burimi: BBC
Top Channel