Ftesë në 5/ Gjeti punë pas 7 vitesh, historia e vajzës që lindi e verbër dhe ka ëndërr të ketë një familje

26/02/2021 21:25

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Elida, e cila rrëfeu historinë e saj të jetës.

Ajo ishte shumë e vogël kur prindërit kuptuan se kishte probleme me shikimin. Mes shumë vështirësisht, Elida u shkollua si çdo fëmijë tjetër dhe i finalizoi studimet me një master shkencor.

Megjithatë, asnjë diplomë s’ mjaftoi që Elida të gjente lehtësisht punë. U deshën plot 7 vite kërkim që ajo më në fund të punësohej si punonjëse sociale në një shkollë 9-të vjeçare në fshatin Funar, në Elbasan.

E pyetur nga Bieta për ëndrrat e saj, Elida shprehu dëshirën për të patur një familje të sajën.

Top Channel