E kallëzoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Rrëshenit në rrugën e Kombit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete. Armando Gjoka 35 vjeç ka ndërruar jetë dhe është nxjerrë nga automjeti nga ndërhyrja e zjarrfikëses.
Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes. Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Mirditë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel