Vrasja e Khashoggi-t, raporti i zbulimit amerikan implikon princin e kurorës

25/02/2021 13:49

Joe Biden, pritet të bisedojë në telefon me mbretin e Arabisë Saudite, Salman, ndërkohë që administrata e tij pritet të prezantojë një raport të deklasifikuar tashmë të zbulimit, që do të përmendë, djalin dhe trashëgimtarin e mbretit, si bashkëpunëtorë në vrasjen e Jamal Khashoggit.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se biseda e Biden me monarkun 85 vjecar do të mbahet shpejt dhe se raporti i deklasifikuar i vrasjes së Khashogit po përgatitet për publikim. Biden, që tha se e ka lexuar raportin, insiston se ai do të flasë vetëm me mbretin. Agjencia e lajmeve Reuters, citon katër zyrtarë të afërt me çështjen, që thonë se raporti do të zbulojë se princi i kurorës, Mohammed Bin Salman, ka miratuar dhe me gjasë edhe ka urdhëruar vrasjen.

Zbulimi vjen ndërsa shtëpia e bardhë po përballet me apelet e intensifikuara të aktivistëve të të drejtave të njeriut, dhe disidentëve sauditë, për ti tërhequr veshin Arabisë Saudite për shkeljet e të drejtave përmes sanksioneve të reja dhe të hapë kështu një kapitull të ri, krahasuar me qëndrimin e administratës Trump. Raportet e mediave në të shkuarën kanë thënë se agjencitë amerikane të inteligjencës besonin se princi i kurorës dhe sundimtari de facto, kishte urdhëruar vrasjen e Khashogit në konsullatën saudite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA