Akuzohet për abuzime, arrestohet ish-zëvendësministri i Kilit! 59-vjeçari…
15/11 22:46
Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Armenisë, Onik Gasparyan dhe komandantët e nivelit të lartë përmes një deklarate i bën thirrje për dorëheqje kryeministrit të vendit, Nikol Pashinyan.
Sipas lajmeve në shtypin lokal në Armeni, bëhet e ditur se të gjithë komandantët e nivelit të lartë përfshirë edhe shefin e shtabit, kanë nënshkruar një deklaratë për dorëheqjen e Pashinyan.
Ndërkohë, Pashinyan, njoftoi se ka shkarkuar nga detyra shefin Shtabit të Përgjithshëm të forcave armene, Onik Gasparyan.
Ai, duke e cilësuar thirrjen e bërë nga komandantët për dorëheqjen e tij si një “tentativë për grusht shteti”, ai i ka bërë thirrje mbështetësve të tij të dalin në rrugë.
Top Channel