Stilistët me ngjyrë, bëjnë histori në Milano në javën e modës

25/02/2021 15:54

Prekjet e minutës së fundit mbi një fustan të bardhë, një pudrosje finale dhe le të fillojë shfaqja. Një grup stilistësh me ngjyrë, të frymëzuar nga lëvizja Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi, po bëjnë histori në javën e modës në Milano.

Pas një beteje të gjatë për të përmirësuar diversitetin në pasarelat italiane, një grup prej pesë stilistësh me ngjyrë, bënë debutimin e tyre mbrëmjen e të mërkurës, duke hapur sfilatat e modës për femra, për sezonin vjeshtë dimër. Të gjitha sfilatat e këtij sezoni janë regjistruar në avancë, për shkak të koronavirusit, por AFP ka patur akses ekskluziv në përgatitjen e tyre, në Circolo Filologico, në Milano, jo larg La Skalës së famshme.

“A është hapja e javës së modës një fitore? Unë do të thoja, është një hap i parë në këtë drejtim. Në plan më afatgjatë ne duhet ta bëjmë shoqërinë në të cilën jetojmë që të kuptojë se Made in Italy, është një markë që nuk ka të bëjë me ngjyrën e lëkurës, por me talentin”.

Michelle Ngonmo, është bashkëthemeluese e kolektivit që është quajtur Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi, në modën italiane. Kolektivi e ka marrë këtë emër nga lëvizja me të njëjtin emër që përfshiu SHBA vitin e kaluar dhe i kapërceu kufijtë e saj duke mbërritur edhe Evropën. Në planin individual, hapja e javës së modës në Milano, është një ëndërr e bërë realitet për stilistët, të gjithë italianë por të lindur në vende të ndryshme afrikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA