Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS

Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë e famshme IPSOS, 56% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë Rama, ndërsa 39% e vlerësojnë negativisht atë.

16% e shqiptarëve e vlerësojnë shumë të mirë, ndërsa 40% e 1527 shqiptarëve të pyetur në 12 qarqe të vendit e vlerësojnë mjaft mirë. Vetëm 16% janë përgjigjur mjaft keq dhe 23% shumë keq.

Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS në një lidhje me skype në “Open”  shpjegoi se jo të gjithë mendojnë se faji është i qeverisë shqiptare për problemet në vend.

“Vështirësia e situatës ekonomike është perceptuar negativisht në shumë shtete dhe fatkeqësitë dhe një nga pyetjet e vështirësitë që kanë personat që qeverisin është të kenë një impakt në realitet. Një nga problemet që shumë persona kanë është se mendojnë që qeveria nuk i ka të gjitha fuqitë në dorë, disa mendojnë se janë të Evropës, disa mendojnë se shoqëria është e individualizuar, ndaj vështirësia e qeverive është që të bëjë njerëzit që të shpresojnë dhe shumë më shumë se opozita.  Opozita promovon një program alternativ dhe ai premtim duhet të jetë shumë i fortë sepse duhet të kenë baza për të besuar. Por edhe për qeveria ka vështirësi për t’ia dalë në menaxhimin e gjërave. Ajo që shpjegova është që të gjithë ata që mendojnë se gjërat nuk po shkojnë në vendin e duhur, jo të gjithë mendojnë se faji është i qeverisë shqiptare dhe kjo pse, sepse përsëri nuk është qeverisa shqiptare. Francezët nuk mendojnë se Macron nuk mund të ndryshojë i vetëm”, tha Marchese.

Top Channel