LIVE/ Donald Trump konfirmon vrasjen e Ayatollah Ali Khamenei. Teherani e pranon pas disa orësh: Ra në krye të detyrës Mali Etna në ishullin italian të Siçilisë, ka nxjerrë shatërvanë llave dhe hi nga dy vatra të hapura në kraterin juglindor, për të gjashtën herë radhazi në tetë ditët e fundit.
Shatërvanët e llavës madje kanë arritur lartësinë e mbi 400 metrave.
Etna ka mahnitur madje edhe vetë vullkanologët ditët e fundit, me shatërvanët spektakolarë të llavës që kanë ndriçuar qiellin siçilian thuajse çdo natë.
Prej më shumë se një jave, Etna nxjerr rregullisht llavë, hi dhe shkëmbinj vullkanikë. Aeroporti i afërt i Katanias u mbyll madje përkohësisht dhe banorët e qytezës Pedara thanë se kishin parë madje shkëmbinj të binin si shi ndërsa një shtresë e trashë hiri ka mbuluar qytezën.
Deri më tani, nuk ka patur raporte për dëme apo të lënduar. 3324 metra i lartë, Etna është vullkani aktiv më i lartë në Evropë dhe ka shpërthyer shpesh në 500 mijë vitet e fundit.
Top Channel