LIVE/ Pamje apokaliptike nga përmbytjet. Situatë kritike në Durrës, bllokohet Gjirokastër- Tepelenë. Protesta në Shkozet, qindra banesa nën ujë. Reagojnë Rama dhe Berisha
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimin në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohjen për bluzat e bardha.
Ajo shkruan se koha e vështirë që po kalojmë na thërret për më shumë solidaritet për t’i dhënë një dorë mjekëve e infermierëve kudo në Shqipëri, duke zbatuar rregullat anti-COVID, për të këputur sa më shumë hallka në zinxhirin e infektimeve.
“Mirënjohje për sakrificën, durimin e përkushtimin e të gjithë stafeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në përballje me Covid-19. Koha e vështirë që po kalojmë na thërret për më shumë solidaritet, për t’i dhënë një dorë mjekëve e infermierëve kudo në Shqipëri, duke zbatuar rregullat anti-Covid për të këputur sa më shumë hallka në zinxhirin e infektimeve”, shkruan Manastirliu.
Top Channel