Lady Gaga u pa duke shëtitur jashtë hotelit të saj në Romë ndërsa kishte veshur një fustan elegant me printime leopardi dhe duke treguar një ngjyrën e re të flokëve.

Këngëtarja, e cila njihet me pamjen me flokë bjondë, vendosi të ndryshojë totalisht ‘look’ dhe flokët i kishte të mbledhur pas teksa shëtiste në Romë.
Si gjithnjë, tërhoqi vëmendjen me stilin e veçantë, me një fustan të derdhur me motive leopardi që ishte pa mëngë në njërën anë dhe taka të zeza.

Kishte vendosur dy gjerdan, një maskë të zezë në fytyrë dhe një çantë, duke provuar se di të bëjë çdo veshje të paharrueshme. 34-vjeçarja ecte me vetëbesim para kamerave dhe duke ruajtur ftohtësinë që e karakterizon.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA