Izolimet e ndërmarra për shkak të pandemisë së koronavirusit, e kanë shndërruar Londrën në një qytet të pushtuar nga minjtë.
Çdo ditë, inspektorët patrullojnë në brigjet e lumit Tamiz, për të kontrolluar situatën, duke kontrolluar madje edhe kazanët e mbeturinave.
Ata thonë, se sa më shumë zgjat izolimi, aq më shumë shtohen ata. Madje për më tepër, minjtë janë gjithnjë në lëvizje. Kontrollorët thonë se duke qenë se restorantet dhe zyrat në qendër të Londrës, mbeten të zbrazura, minjtë detyrohen të migrojnë në numra më të mëdhenj drejt zonave të banuara, në kërkim të ushqimit. Familjet kalojnë më shumë kohë në shtëpi, ushqehen atje, dhe kjo ka bërë që minjtë të joshen drejt tyre.
Sipas kontrollorëve, është raportuar një rritje prej 51 për qindësh të aktivitetit të brejtësve gjatë izolimit të parë në pranverën e 2020-ës, dhe një rritje prej 78 për qindësh në nëntor, pas hyrjes në fuqi të një tjetër izolimi. Shifrat për këtë vit nuk janë përllogaritur ende, por pa dyshim, përbëjnë një problem të shëndetit publik me të cilin shumë pronarë shtëpish duhet të përballen.
Top Channel