11/12 23:06
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Elisa Spiropali, e cila komentoi për herë të parë videon që u bë virale, teksa shfaqej duke kërcyer nën ritme latine.
Ministrja tregoi se ishte një vizitë e rastësishme në një qendër kursesh dhe se nuk kishte bërë asnjë provë, por me kërcimet latine ka një histori të vjetër.
Gjatë periudhës që studionte jashtë vendi, Spiropali tregoi se ndante dhomën me një vajzë nga Venezuela, e cila ishte talent në kërcim.
Më tej, ajo theksoi se qëndrimi për disa muaj në Buenos Aires (Argjentinë) e bëri familjare me lëvizjet latine.
“Kam mësuar të kërcej edhe pak tango”, tregoi ndër të tjera Spiropali.
Top Channel