Arriti në Gjermani para 6 vjetësh/ Tani emigranti kërkon të bëhet deputet

25/02/2021 21:07

Pothuajse gjashtë vjet më pare, Tareq Alaows i hyri udhëtimit të rrezikshëm në Egje me një gomone e më pas, e përshkoi në këmbë thuajse pjesën më të madhe të rrugës nga  Athina në Vjenë.

Tani, i riu që iu largua rekrutimit ushtarak në Siri po përpiqet të fitojë një vend në parlamentin e Gjermanisë. Ai planifikon të kandidojë për të Gjelbrit në një ish-rajon minierash të qymyrguri në në perëndim të vendit dhe po përgatitet seriozisht për zgjedhjet e përgjithshme të 26 shtatorit, në të cilat shpreson të marrë pjesë, sigurisht nëse deri atëherë i miratohet kërkesa për shtetësinë gjermane.

Nëse fiton, nga sa thonë të Gjelbrit, Alaows do të bëhet refugjati i parë i zgjedhur në parlamentin federal gjerman. Kur mbërrit në Ghjermani në 2015-tën, thotë se për herë të parë pas shumë vitesh, më në fund, u ndje i sigurtë, edhe pse u trondit fillimisht nga ajo që e priste: një shtrat në një palestër me 60 refugjatë të tjerë, iu ndalua të punonte e nuk i jepeshin mësime të gjuhës gjermane.

Alaows është një nga qindra mijëra migrantë që hynë në Gjermani pasi Kancelarja Angela Merkel hapi asokohe kufijtë për refugjatët që i largoheshin luftrave e varfërisë në Lindjen e Mesme e më gjerë.”Kishte refugjatë në Gjermani edhe para vitit 2015 – ata kanë qenë këtu më gjatë se unë. Është koha që në një demokraci funksionale këta njerëz, të cilët janë pjesë e shoqërisë, të kenë zërin e tyre në politikë”, thotë Alaows, i cituar nga Reuters. Sondazhet e opinioneve i nxjerrin të Gjelbrit të dytët në radhën e fituesve të zgjedhjeve pas bllokut konservator të Merkelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA