Plane për të zbutur kufizimet/ Britani, ‘lumë’ prenotimesh për pushimet e verës

24/02/2021 12:38

 Prenotime pushimesh në Spanjë, Greqi dhe destinacione të tjera, shpërthyen këto ditë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi se udhëtimet mund të rifillojnë nga mesi i majit.

EasyJet, thotë se rezervimet për bileta në fluturimet nga Britania u rritën me më shumë se 300 për qind pas kësaj. Ndërsa kompania e pushimeve, TUI UK, raportoi një rritje prej 500 për qindësh të prenotimeve, krahasuar të dyja këto shifra me një javë më parë. Kompania ajrore Jet2, tha po ashtu se prenotimet e saj ishin rritur me më shumë se 600 për qind.

Ende ka shumë paqartësi për numrin e saktë të trajektoreve ndërkombëtare që do të rihapen, me shumë drejtues të industrisë që kërkojnë një plan të detajuar për aviacionin që gjërat të rivihen në lëvizje sërish.

Pushuesit britanik, do të mësojnë sidoqoftë më shumë më 12 prill, kur qeveria e tyre të publikojë rishikimin e udhëtimeve. Qeveria ka thënë se izolimi që ndalon pjesën më të madhe të udhëtimeve ndërkombëtare do të mbetet në fuqi të paktën deri më 17 maj. Sidoqoftë, kompanitë ajrore kanë thënë se ato duhet të njoftohen në avancë në mënyrë që të planifikojnë agjendat e verës, një proces ky që kërkon muaj.

Një kthim i Britanisë drejt normalitetit po ndihmohet nga progresi i shpejtë i saj me vaksinimin. Mbi 17.7 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës atje. Qeveria po merr në konsideratë ndërkohë edhe mundësinë e pasaportave të vaksinës. Sidoqoftë, programet e ngadalta në Evropë, mund të cenojnë rimëkëmbjen e turizmit ndër kufitar këtë verë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA