Si pritet të ndryshojë ‘dietën e keqe’ të Trump i emëruari i shëndetësisë RF.Kennedy Jr. (fotot)
15/11 21:56
GREQI- Një fëmijë 6-vjeç është gjetur i vdekur pas një zjarri të rënë të martën në mbrëmje në një kamp refugjatësh në veri të Athinës, tha shërbimi zjarrfikës.
Fëmija nuk po merrte frymë në kohën kur zjarrfikësit mbërritën në kampin në Thiva, 54 kilometra (34 milje) nga kryeqyteti grek.
Tetë zjarrfikës dhe katër makina zjarrfikëse ishin të nevojshme për ta vendosur zjarrin nën kontroll.
Sipas raporteve fillestare, nuk dihet se çfarë i shkaktoi flakët.
Në dimër, shumë migrantë ndezin zjarre në dru për t’u ngrohur për shkak të mungesës së ngrohjes së duhur në kampet e dendura, gjë që çon rregullisht në aksidente.
Top Channel