Patozi tregon përse refuzoi koalicionin me PD/ I kthehet ashpër Bylykbashit: Ke nënshkruar me dorën e Bashës

24/02/2021 21:47

Astrit Patozi ka zbuluar se marrëveshja e 5 qershorit ka ndikuar për të refuzuar koalicionin me PD për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në “Open”, Patozi foli me tone të ashpra ndaj Oerd Bylykbashit, përfaqësues i PD në tavolinën e Reformës Zgjedhore duke i thënë se nënshkroi me dorën e Bashës.

Patozi: Pse duhet të hy unë në një gjë që nuk e besoj? Astrit Patozi nuk ka bashkëpunim me të majtën,e dhe mund të kisha, nuk ka qëlluar, nuk kam ndërmend të kem. Zotëria që kam përballë ka pasur nivel të lartë bashkëqeverisje në 2017, ka pasur dhe flirte të tjera, mes të cilave marrëveshja e 5 qershorit.

Bylykbashi: Atë e mbështetën ndërkombëtarët.

Patozi: Nuk më intereson dhe ia them edhe SHBA. Ti ke nënshkruar jo me dorën tënde, por me të Lulzim Bashës, atë rol ke pasur. Ditën që nënshkrove marrëveshjen e 5 qershorit, unë ndërpreva cdo lloj komunikimi që PD mund të ndryshojë edhe 1% të konceptit. Ja çfarë bëtë ju, rrëmbyet bashkë me LSI, morët një komisioner në tavolinë dhe u larguat dhe thanë ky stan këtë ka.

Top Channel