Meta ironizon çmimin dhënë nga SHBA/ Presidenti e cilëson fletëlavdërimi që merrte partia e punës

24/02/2021 15:14

Presidenti Ilir Meta e cilësoi fletëlavdërimi të Ramës, deklaratën e djeshme të sekretarit amerikan të shtetit që i jepte çmim vlerësues gjykatësit Ardian Dvorani, një nga juristët që kreu i shtetit ka sulmuar më ashpër.

“Dua t’i them meqenëse dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për anti korrupsionin e tij, dhe për sukseset e tij. Kjo gjë mua nuk më habit… Përpjekja e tij për tu vetë lavdëruar si kampion i luftës së korrupsionit dhe Ramaformës, ja kjo është shikojeni nxitimin për kontratën, kjo është kapja e shtetit. Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte partia e punës, ndërkohë që vdisnin për bukë në Shqipëri, si ai çmimi i Meksikës, e mbani mend”, u shpreh Presidenti.

Gjykatësi Dvorani, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë. Për Zërin e Amerikës pas marrjes të këtij çmimi Ardian Dvorami dha këtë reagim.

“Reagimi im i parë… Në fakt isha në sallën e gjyqit kur bashkëpunëtorë, kolegë edhe miq më njoftonin për këtë çmim. Sigurisht që kisha një dijeni paraprake se diçka po ndodhte, për një nominim. Sinqerisht ndjehem shumë i vlerësuar dhe jashtëzakonisht krenar që çmim i tillë, me këtë dedikim dhe me këtë përmbajtje më jepet mua nga Departamenti i Shtetit, nga Sekretari i Departamentit të Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjëja e dytë që më vjen më mendje është që këtë vlerësim të jashtëzakonshëm nuk dua ta mbaj vetëm për vete, por e quaj si një vlerësim dhe dua ta ndaj edhe me shumë kolegë të tjerë, gjyqtarë, prokurorë, magjistratë, të cilët në vite kanë bërë përpjekje dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje, që në Shqipëri të krijohet mundësia për të dhënë drejtësi, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale”.

Presidenti për muaj të bërë akuzoi shumë ashpër juristin e angazhuar në reformën për drejtësi, duke e paditur penalisht edhe në SPAK.

Top Channel