“Dritë në humnerë”/ Dokumentari për Drita Comon në kuadër të ditëve të kujtesës

24/02/2021 20:00

Me skenar të Petrit Rukës dhe Namik Ajazit dokumentari “Dritë në humnerë”, kushtuar letrares së re Drita Comos, synon rikthimin e  vëmendjes në dramën e një brezi të tërë.

I shfaqur në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të ditëve të kujtesës, u kujtua jeta mes vuajtjesh të vajzës së re të persekutuar.

Ajo shkruante në ditarin e saj poezitë dhe mendimet për jetën e lirë, mes itenerarit të Cërrikut dhe Spitalit Onkologjik të Tiranës. Një film ky që përfshin edhe jetën e nënës së saj, Liri Belishovës.

Një calltisje e jona për ta sjellë këtë figurë shumëdimensionale. Ja vlejti. Kroji emocion kur e xhiruam.Ishte nëj sipërmarrje private, pasi kisha bërë një film për Fadil Pacramin. Punuam me një përkushtim dhe përkujdesje të jashtëzakoshme prej një organizatoreje sic ishte Liri Belishova”, shprehet Ajazi.

Filmi ka ruajtur pak a shumë titullin e librit të saj ditar me poezi.Mikeshat e saj nisur nga Rajmonda Bulku e deri tek komshijet japin dëshmitë  e tyre. Dëshmi të një brezi të trazuar.

 “Drita përvecse kishte shoqe Rajmonda Bulkun kishte dhe njerëz të tjerë në jetën e saj. Po të dëgjoni me vëmndje dy fjalitë qëthonë dy vajzat komshie, sikur të zbërthejmë vetëm ato, kemi të bëjme me një shpirt të trazuar në këtë popullin tonë. Sepse jo vetëm viktima, por edhe kushdo tjetër kthehet në viktimë”, thotë Iris Elezi.

Poezia

Ata që do të vinë, të mos pyesin përse jetuam.
Jetuam, që ata mos jetojnë si ne
Që ata të kenë ëndrra të lira
si deti
Të mos  e njohin ngushtësinë makabre të qelive.
Që ata ta duan diellin dhe njëri-tjetrin

Që ata ta dinë se çdo të thotë Dhembje

D.Çomo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA