Gana është bërë vendi i parë që merr vaksinat e koronavirusit përmes skemës Covax.
Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë synon të sigurojë që vaksinat ndahen në mënyrë të drejtë midis të gjitha kombeve. Covax po kërkon të shpërndajë rreth dy miliardë doza të vaksinave Covid-19 në mbarë botën deri në fund të vitit.
Një total prej 600,000 dozash të vaksinës të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit arritën sot në kryeqytetin e Ganës, Akra. Në një deklaratë të përbashkët, OBSH dhe fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë thanë se ishte një “rast i rëndësishëm”. “Ardhja e vaksinave Covid-19 në Gana është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë“, thanë ata.
Vendi i Afrikës Perëndimore ka regjistruar më shumë se 80 mijë e 700 raste të koronavirusit dhe 580 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Këto numra besohet të jenë më pak se numri aktual për shkak të niveleve të ulëta të testimit.
Top Channel