23/11 08:45
Aktori i njohur francez Gerard Depardieu është nën hetime për përdhunim dhe dhunë seksuale ndaj një aktoreje të re në verën e vitit 2018, gjë të cilën ai e mohon.
Mediat franceze thonë se hetimet kundër aktorit 72-vjeçar filluan më 16 dhjetor të vitit 2020.
Aktorja 22-vjeçare akuzon aktorin e famshëm për përdhunim dhe sulm seksual në gusht të vitit 2018.
Avokati i Depardieu, Herve Temime tha se klienti i tij mohon akuzat.
Hetimi paraprak kundër Depardieu ka nisur pasi aktorja paraqiti ankesë penale në Lambesco në gusht të vitit 2018.
Ajo tha se incidenti ka ndodhur në shtëpinë e aktorit francez në Paris më 7 dhe 13 gusht 2018
Top Channel