“A do mundet koalicioni LSI-PD të triumfojë mbi Ramën?“ Meta: S’është çështja e presidentit

24/02/2021 14:12

Presidenti Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ditën e sotme nuk e komentoi koalicionin mes Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës.

Ai tha se nuk mund  të ndërhyjë në punën e tyre por shikon vetëm çështjen e shqiptarëve. Meta tha se do të hapet një portal në Presidencë ku qytetarët do të shprehin të gjitha problemet e tyre.

“Pse bëni pyetje të tilla se si dalin partitë është punë e tyre nuk është çështja e presidentit. Për mua ka rëndësi që të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votim. Ta kërkojnë që tani qendrën e votimit se mos u bëjnë lojëra. Të rinovojnë kartën e identitetin. Nëse u hapin probleme do të hapet një portal në presidencë ku mund të shprehen problemet. Për të gjitha ato që kanë ndodhur edhe më parë. Me referendumin e 25 prillit aty do të vendoset rendi kushtetues është vota e qytetarit”, tha Meta.

Top Channel