U raportua se babai i 18-vjecarit ndërroi jetë nga Covid-19, përgënjeshtrohet lajmi: Urojmë të fitojë betejën!

23/02/2021 16:48

Sot në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Xhuliano Mata, miku i të ndjerit, Qamil Seiti, 18 vjeçarit nga Memaliaj që humbi betejën me Covid-19. Pjesa e parë e emisionit iu kushtua kujtimeve të miqve me Qamilin.

Xhuliano informoi redaksinë e “Shqipëria Live” pasi u mbyll lidhja se kishte ndërruar jetë dhe Luftar Seiti, babai i Qamilit, që ishte në gjendje kritike. Nisur nga afrimiteti i djalit me familjen e Seitit dhe vetë të ndjerin e dhamë një lajm të tillë në emision, pa e verifikuar.

Ishte një gabim nga ana e “Shqipëria Live”, pasi lajmi ishte i pavërtetë. I kërkojmë ndjesë publike familjes Seitit për dhimbjen e shkaktuar. Urojmë që Luftari të fitojë betejën e tij ndaj COVID-19.

Top Channel