Përfundon projekti i ndriçimit artistik në Kalanë e Beratit, Rama publikon pamjet: Nuk është Game of Thrones!

23/02/2021 20:01

Projekti i ndriçimit artistik në Kalanë e Beratit ka përfunduar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet me dron në Facebook dhe thotë se nuk janë pamjet e serialit “Game of Thrones”.

Aty duket se si kalaja ka marrë një pamje ndryshe nga ndriçimi.

“Nuk është Game of Thrones, po Kalaja e Beratit pas përfundimit të projektit të ndriçimit artistik”, shkruan Rama.

Top Channel