S’e Luan Topi/ “Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha 11/04 22:19
Modelja Arbenita Ismajlaj dhe reperi Fero janë në pritje të një fëmije.
Para disa kohësh, ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre ndërsa ditën e djeshme, vetë Arbenita konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël.
Përmes një postimi në rrjete sociale ajo pranoi se është në pritje të ëmbël, duke shkruar: “Jam shtatzënë”.
Ndërsa ditën e sotme, Arbenita ka publikuar disa foto të bëra gjatë ditës së saj të celebrimit me Feron. Ajo shfaqet me fustanin e kuq dhe barkun e rrumbullakosur duke zbuluar se është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe fëmija do të vijë në jetë muajin e ardhshëm.
Ende nuk dihet se cila është gjinia e foshnjes që do të presin Fero dhe Arbenita.
Top Channel