“I dhashë besën dhe nuk kthehesha pas”, Egli Tako rrëfen dashurinë: Në lidhje vajza duhet të jetë ‘princesha’, jo djali 12/07 20:28
Modelja Arbenita Ismajlaj dhe reperi Fero janë në pritje të një fëmije.
Para disa kohësh, ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre ndërsa ditën e djeshme, vetë Arbenita konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël.
Përmes një postimi në rrjete sociale ajo pranoi se është në pritje të ëmbël, duke shkruar: “Jam shtatzënë”.
Ndërsa ditën e sotme, Arbenita ka publikuar disa foto të bëra gjatë ditës së saj të celebrimit me Feron. Ajo shfaqet me fustanin e kuq dhe barkun e rrumbullakosur duke zbuluar se është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe fëmija do të vijë në jetë muajin e ardhshëm.
Ende nuk dihet se cila është gjinia e foshnjes që do të presin Fero dhe Arbenita.
Top Channel