Nesër afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve/ Kryetarja e LSI-së takim me Lulzim Bashën në selinë e PD-së

23/02/2021 19:51

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po takohet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se takimi po mbahet në selinë e PD-së.

Ky takim vjen një ditë para se opozita të zyrtarizojë koalicionin në KQZ.

Opozita  jashtëparlamentare pritet që të regjistroje nesër në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin “Shqipëria fiton” bashkë me numrin e kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike brenda koalicionit për çdo zonë zgjedhore. Partia Demokratike do te jetë partia udhëheqëse e koalicionit.

Kurse LSI, siç edhe e kemi ditur më parë do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.

Top Channel