Lulzim Basha  duket se e ka  hedhur pas krahëve historinë e  deputetëve  të cilët zëvendësuan mandatet e demokratëve ne Parlament   dhe u etiketuan prej ti si  “tradhtarë”.

Një ditë më parë në selinë blu është parë  të ngjisë shkallët e selisë Artur Roshi  kreu i Ballit Kombëtar Demokrat.  i kontaktuar nga Top Channel  Artur Roshi  konfirmoi se prej ditësh është në negociata me kryetarin demokrat Lulzim Basha   për tu përfshirë ne listën e  Partisë Demokratike në Vlorë.

I pyetur se nëse i ka harruar etiketimet e opozitës jashtëparlamentare si  deputet  “tradhtarë” Roshi tha se –“ ato ishin mendime te përgjithshme dhe jo  ndaj një personi të caktuar nuk do te thotë se ishin adresuar per mua”. Por, si u shkrinë akujt dhe u ndryshuan qëndrimet  mes dy krerëve të partive “Negociatat kanë nisur më herët.

Kam qenë konseguent si brenda dhe jashtë  Parlamentit me qëndrimet e mia. Në zgjedhjet lokale unë mbajtja të  njëjtin qëndrim si opozita jashtëparlamentare dhe nuk u regjistrova”, shprehet Roshi për Top Channel. Një ditë nga   përfundimi i afatit  zyrtar të regjistrimit te koalicioneve  ne KQZ, Roshi është në pritje  të një përgjigje nga ana e kryedemokratit  për një vend të sigurt të listën e Vlorës.

Në 2019 kur opzita vendosi të djegë mandatet, Artur Roshi pranoi të  zëvendësojë  deputeten demokrate Albana Vokshi dhe te ulej në Parlament, ndërsa bashke me deputete të tjerë u sulmuan nga opozita jashtëparlamentare  se dolën kundër vendimit për të djegur mandatet.

Top Channel