Gazetarja u vra me bombë në makinë/ Policia “thyen” atentatorin, e bën të pranojë fajin

23/02/2021 21:17

Vincent Muscat u shpall fajtor për vrasjen e gazetares së njohur investigative në Maltë, Daphne Caruana Galizia, e cila u vra tetorin e vitit 2017 nga shpërthimi i një sasie eksplozivi në makinën e saj.

Muscat është një nga tre burrat e akuzuar për vendosjen e bombës, por më herët ai nuk e kishte pranuar fajësinë. Mendohet se i dyshuar është rrëfyer pasi nuk ka përballuar dot presionin e policisë. Dy vëllezërit, George dhe Alfred Degiorgio, vazhdojnë të deklarohen të pafajshëm. Ata përfunduan në pranga që dhjetorin e 2017-tës.

Caruana Galizia kishte raportuar për korrupsionin në nivelet më të larta të Qeverisë malteze. Ajo kishte luftuar dhjetëra padi për shpifje dhe qe arrestuar dy herë përpara se të vritej. Të afërmit e saj u shprehën se personi që pranoi përfshirjen në vrasje “I mohoi asaj të drejtën për të jetuar”. Në vitin 2019, disa ministra të Qeverisë malteze, përfshirë kryeministrin Joseph Muscat, dhanë dorëheqjen pas dyshimeve se kishin lidhje me personat e përfshirë në vrasje. Mediat vendase, referuar burimeve policore, raportuan asokohe se eksplozivi që u përdor për vrasjen e gazetares  dyshohet se kishte si vend origjine Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA