Kryeministri Rama lajmëroi se në mes të muajit mars përfundon vaksinimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve dhe shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi masiv i popullsisë duke marrë si shembull Izraelin dhe Britaninë e Madhe vende të cilat siguruan vaksinën dhe dolën nga tuneli i pandemisë.

Unë jam me mish dhe me shpirt i angazhuar së bashku me miqtë e mi. Edhe ne presim të hyjmë në fazën finale të vaksinimit, faza që e zmbraps përfundimisht këtë virus. Me Pfizer siguruam kontratën jashtë radhe, në një kohë që shumë vende të rajonit nuk e kanë, ashtu do arrijmë brenda javës së dytë të marsit të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha dhe shumë shpejt nis vaksinimi masiv, është çështje kohe. Kohë e shkurtër, jo e gjatë. Jemi shumë afër, Më vjen keq që s’po e them fjalën e fundit, por me zor po pres.

Shqipëria deri më tani ka marrë nga Pfizer mbi 16 mijë vaksina me të cilat po bëhet vaksinimi i mjekëve, infermierëve, të moshuarve në azile dhe të moshuarve mbi 80 vjeç. Shqipëria ka kontraktuar 500 mijë vaksina nga Pfizer të cilat do mbërrijnë në periudha të ndryshme, ndërsa është duke u folur me kompaninë Astrazeneca e cila prodhon vaksinën e oksfordit.

Nga kompania Astrazeneca priten të merren 360 mijë doza vaksina, ndërkohë që kryeministri foli se edhe një vend mik do i jepte Shqipërisë një sasi të madhe vaksinash.

Top Channel