​Osmani-Abbott diskutojnë për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

23/02/2021 17:07

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin britanik në Prishtinë Nicholas Abbott me të cilin bisedoi për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend.

Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë, si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.

Top Channel