Organizata Qëndresa Qytetare ka zgjedhur një formë shumë origjinale, për të sjellë në kohën e sotme se çfarë do të shprehnin heronjtë tanë.

Ata që luftuan për të mirën e vendit. Në shembullin konkret kam zgjedhur Gjergj Kastriot Skënderbeun, icili do ti drejtohej të gjithë të rinjve sot. Më premto që edhe ti do të kthehesh. Unë bashkohem me të kështu që do e firmos.

Migen Qiraxhi: I kemi personalizuar secilës figurë nga një mesazh që I drejtohet qytetarit, mos e shit votën. Mos konsumo korrupsion në spital. Kërkojmë që në njëfarë mënyrë të kemi një catharsis dhe një ndërgjegjësim të qytetarëve.

Shqetësimi kryesor i tyre ishte rritja e nivelit të korrupsionit në vendin tonë dhe kjo ishte mënyra që ata të komunikonin në mënyrë të drejtpërdrejtë e qytetarët, prandaj përdorët këtë gjetje. Sikur heronjtë tanë, që kanë sakrifikuar për këtë vend, të bënin nga një kërkesë kryesisht kundër korrupsionit.

Migen Qiraxhi: Do duhet që ne të gjithë të bëjmë nga një sakrificë të vogël për vendin tonë që më pas të kemi të paktën në rastin e korrupsionit një nivel më të ulët.

Qytatarët të cilët do e vizitojnë këtë galeri do të bëhen pjesë duke nënshkruar mbi heroin e tyre të preferuar në shenjë premtimi për kërkesat e tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA