Në rrethanat e kufizimeve prej pandemisë u zhvillua në Lezhë konkursi mbarëkombëtar i Çmimit “At Zef Pllumi” në publicistikë e memuaristikë.
Ky konkurs ka nisur për herë të parë në vitin 2012, në Shëngjin, vendlindjen e françeskanit, shkrimtari i shquar i memories dhe ky ishte edicioni i pestë.
Ne publicistikë çmimin e pare e mori Frano Kulli me “ Kohë e përlyeme” ndërsa çmimi i dyte shkoi per Marçel Hilen me “Djaj dhe ëngjej të masakruar ne memuaristikë çmimin e pare e mori Bashkim Shehu me “Liri Belishova dhe koha e saj”
Për studiues dhe autorë që kanë marrë pjesë në këtë konkurs, At Zef Pllumi nuk është vetëm misionar, por ai është edhe një shkrimtar i madh. Sipas tyre, është një njeri që ka shkruar një kryevepër jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe në atë botërore
Top Channel