“Vaj Borshi…”/ ‘Sherri’ me Mevlanin dhe Julin, Sindi kërkon falje dhe bën të papriturën me Muratin…

21/02/2021 21:09

Sindi është rikthyer pas një jave pezullim, në studion e PërPuthen, pas debatit që kishte me Mevlanin dhe me Julin.

Ajo u ka kërkuar falje të gjithëve ndërkohë, ajo i ka dhënë edhe një përqafim Muratit. Më tej e ka uruar këtë të fundit edhe për ditëlindje, gjë që nuk arriti ta bënte në puntatën më parë për shkak se u largua nga skena.

“Jam rikthyer dhe ishte një javë le të themi me reflektime. Ndihem mirë që jam këtu prapë.  Si fillim doja të kërkoja një falje shumë të sinqertë të gjithë konkurrentëve, produksionit, Top Channel. Për sjelljen time të ekzagjeruar. Nuk u ndjeva mirë, as unë kur i pash. Duhet ta kisha përballuar ndryshe. Doja ti kërkoja falje edhe Muratit se kishte edhe ditëlindjen atë ditë. Si dhe ishte takimi jonë. Nëse mundem ti ofrojë një përqafim. Jam shumë më e qetë.”

FOTO GALERI
2/11

Top Channel