Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit ekspertët nga Tirana eliminuan vatrat aktive toksike në lagjen nr 9 në Korçë aty ku u dyshua për mbetje të rrezikshme në godinën e ish trikotazhit.
Puna ka zgjatur deri në katër të mëngjesit, ku një grup prej 12 ekspertësh kimie të forcave të armatosura, të pajisur me pajisje të posaçme për të përcaktuar nivelin e ndotjes brenda në vatër dhe jashtë godinës.
U eliminuan gjashtë vatra aktive të cilat nuk kanë më rrezik përhapje dhe çlirim gazrash.
Prej të paktën 10 vitesh në ish trikotazhin e Korçës vazhdojnë të çlirohen gazra si pasojë e reaksioneve kimike.
Bëhet fjalë për kimikatet që përdoreshin në repartin e ngjyrosjes e që qëndrojnë të shpërndara në këtë ndërtesë jashtë çdo lloj paketimi të sigurt qe do të shmangte aktivizimin e tyre.
Çlirimi i gazrave të tillë nuk është vetëm ndotje për ambientin por mbi të gjitha është shumë i dëmshëm për njerëzit që shtëpitë nuk i kanë as 20 m larg e që jetojnë thuajse mbi këto kimikate.
Top Channel