Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula është ndarë nga jeta papritur në moshë të re.

Mësohet se Sula ka humbur jetën për shkak se ka pësuar hemoragji celebrale.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shpreh trishtim për ndarjen e tij nga jeta në një moshë kaq të re.

“Zot mba dorën! Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula. Lamtumire Shok i dashur!’- shkruan ministrja Kumbaro.

Top Channel