Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë
Kosova ka shënuar vetëm një rast vdekje dhe 398 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.996 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive.
Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.572 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.639
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 37 raste, Ferizaj 34 raste, Gjilan 24 raste, Prizren 23 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Lipjan 10 raste, Podujevë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Mamushë dhe Suharekë.
Top Channel