“Sistemi korrupton njerëzit”/ Rama: Nuk janë më të ndershëm se ne, merrni 30 gjermanë e sillini këtu dhe herët a vonë…

20/02/2021 10:21

Kryeministri Edi Rama duke folur për problemin e korrupsionit në vend, tha se ky është një fenomen që i prek të gjitha shtetet diku më shumë e diku më pak.

Por sipas kryeministrit problemi qëndron te sistemi jo njerëzit e për këtë ai dha një shembull: Te korrupsioni çështja është pak më e komplikuar se lufta kundër korrupsionit është shtet ndërtim qoftë në aspektin e drejtësisë .

Gjermanët nuk janë më të ndershëm se shqiptarët nga geni, por se nëse nëpunësi atje nuk kërkon lekë është se nuk e lë sistemi,.se nëse do çonim 30 shqiptarë që këtu marrin rryshfet s’do u shkonte në mend të merrnin lekë atje se nuk i lë sistemi, nëse do merrnim 30 gjermanë e t’i sillnim këtu herët a vonë do korruptohen,është sistemi që i korrupton njerëzit. Kudo ka korrupsion. Sot koha na jep munsësi të ecim përpara përmes procesit të digjitalizimit.

Top Channel